Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se shpreson se që përvjetorin tjetër të pavarësisë ata që janë në Hagë do të kthehen në Kosovë. “16 vjet më parë po ndodhte ajo që shqiptarët e prisnin me shekuj, ngjarja më e rëndësishme për popullin që prej çlirimit të vendit më 1999. Kosova po shpallej shtet i pavarur. Atë kohë drejtonin institucionet kryesore në vend, Fatmir Sejdiu president i Kosovës, Jakup Krasniqi kryetar i Kuvendit dhe Hashim Thaçi kryeministër. Këta dy të fundit, as edhe këtë përvjetor të pavarësisë nuk gjenden në Kosovë. Ndërsa, ky është viti i katërt që Kosova feston ditëlindjen e saj pa Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, por edhe pa ish luftëtarët e tjerë të cilët gjenden në Hagë. Por shpresojmë që në përvjetorin e ardhshëm të pavarësisë të gjithë ish-bashkëluftëtarët do të jenë në Kosovë. E trishtueshme, e dhimbshme, e pa merituar. Por shpresoj që vitin tjetër do t’i kemi këtu”, ka theksuar mes tjerash, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …