Gjatë orëve të paraditës ka votuar edhe kandidati për kryeministër nga radhët e Nismës Socialdemokrarte, Fatmir Limaj. Ai tha se shpreson që këto zgjedhje të prodhojnë stabilitet, siguri dhe qeverisje stabile. Të gjitha këto, do të vijnë nëse vazhdojmë të ndihemi krenar për të kaluarën tonë. Duke mos e mohuar të kaluarën mund të ecim në të ardhmen, theksoi në mes tjerash lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
