Në fjalimin e tij para protestuesve, foli edhe kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj i cili fillimisht atyre ua uroi Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Ai përkujtoi sakrificën e legjendarit Adem Jashari dhe gjakun e derdhur për lirinë e Kosovës, duke falënderuar edhe të gjitha ata që kanë dhënë kontribut në çlirimin e vendit. Ai ka thënë se Qeveria e sotme e Kosovës nuk është legjitime, andaj ajo duhet të largohet. Ne jemi këtu për të nderuar ata që na ndihmuan, por protestojmë kundër regjimit aktual i cili për 10 vite vetëm e zvogëloi territorin e Kosovës”, ka thënë Limaj. “Sot jemi këtu për të çuar mesazhin atyre që na thanë se opozita se ka mbështetjen e popullit. Sot jemi këtu për t’ju çuar mesazhin se zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja, aty ku populli i Kosovës do të vendos se kush është fituesi e kush humbësi. Sot në sheshin e Prishtinës nuk është vetëm opozita e bashkuar, por të gjithë qytetarët e Kosovës. Populli kërkon largimin e pushtetit të dhunshëm. Pranojeni këtë realitet. Kosova është në udhëkryq për prosperitet ose për vazhdim të dështimit. Rruga e duhur janë zgjedhjet e parakohshme. Mirë u pafshin në zgjedhjet e ardhme të Kosovës ka thënë në fund të fjalës së tij Fatmir Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …