Limaj: Sot në 22 vjetorin e rënies e kujtojmë strategun e shquar nga celulat e para të UÇK-së, gjeneralin Ilir Konushevci

Limaj: Sot në 22 vjetorin e rënies e kujtojmë strategun e shquar nga celulat e para të UÇK-së, gjeneral Ilir Konushevci

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar 22 vjetorin e rënies se Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt. Limaj e ka vlerësuar lartë kontributin e tyre për lirinë e Kosovës. “Sot në 22 vjetorin e rënies kujtojmë me pietet strategun e shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një nga celulat e para të UÇK-së, heroin e kombit, Ilir Konushevci. Gjeneral Ilir Konushevci do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një idealist i cili nuk kurseu asgjë për lirinë e vendit. Në këtë ditë kujtojmë edhe mjekun nga Tropoja, dëshmorin e kombit dr. Hazir Malaj”, ka shkruar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …