Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj ka thënë se në koalicion me PDK-në ka hyr për shkak të një koalicioni që më parë kishte me AAK-në, sepse në të kundërtën nuk do hynte në këtë koalicion. Ai po ashtu gjatë një debati në TV Dukagjini ka sqaruar se nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar të PAN-it, pasi koalicioni parazgjedhor është lidhur për si parti të veçanta. Koalicionin e PAN-it ai e ka arsyetuar me faktin, se liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj iu dha një mundësi që të jetë kryeministër i vendit, për të cilën gjë, thotë se Nisma e ka mbështetur në vazhdimësi. Në lidhje me qeverisjen dhe ministritë që do të ketë Nisma në qeverinë e ardhshme, ai ka thënë se kjo gjë do të dihet pas certifikimit të rezultateve, pasi beson se Nisma do të mund të ketë më shumë se 8 deputetë në legjislacionin e ardhshëm, transmeton KosovaPress. Limaj ka thënë se Nisma do të jetë vendimtare në disa komuna, gjatë zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetor, ndërsa pretendojnë që t’i fitojnë katër komuna.
