Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Bilall Sherifi, ka pritur në takim njoftues shefin e ri të Zyrës së BE-së, njëheresh Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, të cilit i ka dëshiruar suksese në misionin e tij. Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë liberalizimin e vizave për Kosovën dhe dialogun Kosovë-Serbi. Limaj tha se integrimet europiane janë përcaktimi dhe orientimi ynë si vend. Kreu i Nismës ka ngritur çështjen e zvarritjes së liberalizimit të vizave, duke shprehur pakënaqësinë me vonesën e panevojshme në këtë proces. Poashtu ai ka thënë se pret nga BE që t’i mbaj fjalët dhe t’i liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës, në mënyre që të rinjtë tanë të lëvizin lirshëm në kryeqendrat europiane.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …