Limaj takohet me Kryetarin Nishani

Limaj takohet me Kryetarin Nishani

Kreu i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj, dje është takuar me Kryetarin e Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë. “Sot, së bashku me bashkëpunëtorë të NISMA për Kosovën, zhvilluam një takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani. Së bashku me Presidentin Nishani bashkëbiseduam për situatën politike, ekonomike dhe sociale në vendet tona. Liria e Kosovës ka ardhur si rezultat i kontributit të të gjithë shqiptarëve, pa dallim! Nishani, e falënderova për angazhimin që ka bërë për Kosovën vite më radhë, por edhe për interesimin e tanishëm të tij dhe të institucionit që ai drejton, në lidhje me zhvillimet në Kosovë”, ka shkruar Limaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …