Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka folur për vizitën e komisarit Johannes Hahn në Kosovë. Përveç diskutimeve për integrimet europiane, temë e pakalueshme ka qenë vendosja e taksës. Ai ka thënë se takimi në ambientet e qeverisë ka qenë rast i mirë për ta njoftuar edhe njëherë z. Hahn pse Kosova ka vendosur një masë të tillë. Limaj ka thënë se kjo taksë mund të hiqet kur të arrihet një marrëveshje për njohje reciproke mes dy vendeve. “Bashkimi Europian është i interesuar të gjejë rrugë me deri të zgjidhja. Kjo masë nuk është në vizionin e Kosovës dhe as të BE-së, sepse ideja është unifikimi e bashkëpunimi, por në këtë pjesë të rajonit kemi një situatë jonormale e cila kërkon zgjidhje. Janë dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën. Serbia përdor gjithë mekanzimin për ta shkatërruar Kosovën dhe në një situatë të tillë ne kemi marrë masa vetëmbrojtëse.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …