Fatmir Limaj ka kërkuar mbështetje nga elektorati për fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit

Limaj thotë se këto nuk janë zgjedhje të radhës, por janë zgjedhje vendimtare për të ardhmen e vendit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh kandidat për kryeministër Nisma-AKR, Fatmir Limaj, ka takuar të shtunën strukturat drejtuese dhe mbështetësit e Nismës në rajonin e Hasit. Në këtë takim, ku të pranishëm ishin edhe deputetë e anëtarë të kryesisë së Nismës, kryetari Limaj, ka thënë se sot janë në një rajon që gjithnjë ka qenë vatër e intelektualizmit, e kontributit për atdhe, rajon që i ka dhënë shumë Kosovës. “Rrënjët tona kombëtare, emancipuese dhe tradicionale janë në Has dhe ketë nuk po e them unë, por e thotë historia”, ka thënë Limaj. Lidhur me zgjedhjet e ardhshme, lideri Limaj, ka thënë se këto nuk janë zgjedhje të radhës, por janë zgjedhje vendimtare për të ardhmen e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …