leoni

Limaj

Limaj u ka shprehur mirënjohje dhe falënderim atyre që janë angazhuar për ndryshime në komunën e Drenasit

Me rastin e epilogut të zgjedhjeve për kryetar të Drenasit, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj u ka shprehur  mirënjohje dhe falënderim të gjithë atyre që janë angazhuar për ndryshime në komunën e Drenasit. Ju me zemër nuk kursyet as kohën, as energjinë për ta bërë kryetar, Isa Xhemajlin dhe për të sjellë ndryshimin e nevojshëm në Drenas. Pavarësisht vështirësive që u ballafaquat ju përball krejt aparatit shtetëror, ju keni vënë vullnetin tuaj për të ndryshuar qeverisjen në Drenas. Ju jeni bartësit e fitores demokratike që për herë të parë ja sollët Drenasit, dhe tanimë Drenasi nuk është bastion i askujt. Ne me Isa Xhemajlin do të vazhdojmë për ta ndryshuar qeverinë pas disa muajve edhe më të vendosur, edhe më të përgatitur deri në fitore. Kjo punë e juaja ishte një hap i madh drejt qëllimit tonë, ka thënë Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …