Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka vlerësuar se vendimi për Gjykatën Speciale u takon deputetëve. Ai ka përkujtuar më tutje se kjo gjykatë është e padrejtë, megjithatë, për këtë vendosin të zgjedhurit e popullit. Nëse ligji për Gjykatën Speciale apo dhomat e specializuara do të shfuqizohet, kjo çështje është në duart dhe vullnetin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ndërsa duke folur për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka shfaqur besimin e tij se kjo çështje do të kryhet në fund të janarit në Kuvendin e Kosovës dhe ka theksuar do të jetë një version i pëlqyer nga shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …