Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj u ka bërë thirrje bizneseve të Kosovës, që të mos e shfrytëzojnë këtë moment për të spekuluar për përfitime individuale, duke e dëmtuar çështjen nacionale dhe qytetarët. Në lidhje me vendimin e djeshëm të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës doganore 100 për qind ndaj produkteve nga Seria dhe Bosnja, në një intervistë për KosovaPress, Limaj ka thënë se për këtë vendim janë detyruar ta marrin për shkak të sjelljes së vazhdueshme agresive dhe mohuese të Serbisë ndaj Kosovës. Ai po ashtu ka pohuar se Serbia në vazhdimësi u ka bërë pengesa mallrave të shtetit të Kosovës, ka përdorur fyerje dhe nënçmim ndaj tregtarëve të Kosovës dhe në një situatë të tillë ka qenë e pamundur të mos përgjigjet Kosova. Fatkeqësisht, kjo nuk ka sjellë rezultate dhe ne kemi qenë të detyruar të ndërmarrim masa për të mbrojtur interesin e vendit tonë, dhe për të treguar që Kosova më nuk mund të tolerojë një sjellje të tillë. Mendoj se një sjellje të tillë nuk do të lejonte asnjë shtet normal, mënyrën se si Serbia është sjellë me Kosovën”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …