leoni

Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament

Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Duke folur para të pranishmëve në takim, kryetari i këtij subjekti politik, Fatmir Limaj theksoi se vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen prandaj duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Kuvendin e Kosovës. “E kemi parë që këto vitet e fundit, fatkeqësisht, vlerat më sublime të lirisë së vendit janë përbuzuar, dhe me këtë, jemi dëshmitarë që liria jonë ëshë kufizuar, sepse atakimi i vlerave të lirisë redukton lirinë. Prandaj, jemi sot këtu, që këto vlera t’i rikthejmë aty ku e kanë vendin, në tempullin e demokracise së vendit tonë, në Kuvendin e Kosovës, sepse sa më shumë ushtarë, veteranë e invalidë të UÇK-së në institucione aq më shumë liri për Kosovën, aq më shumë pavarësi për Kosovën, aq më shumë sovranitet për Kosovën. “Prandaj, lë të kujtojme e nderojmë ata që me sakfrificën e tyre sollën lirinë: dëshmorët, invalidet e veteranët. Le të kujtojmë, ata që vazhdojnë edhe sot e kësaj ditë të paguajnë çmimin e lirisë, themeluesit e shtetit të Kosovës, Bacën Jakup e të tjerët. Le të kujtojmë e nderojmë UÇK-në” porositi mes tjerash, kryetari i Nismës Socialdemokratike, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …