Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, në dy vjetorin e themelimit të partisë së tij ka deklaruar se në Kosovë ai që gënjen më shumë e mashtron më shumë aq më shumë votohet. Por Kosova më nuk është ajo e para dy viteve, nuk është më si ajo e vitit 2013. Atëherë ishte në gjumë, tani nuk është”. Askush prej krerëve të pushtetit nuk ka pritur se partitë opozitare do të themelojnë një opozitë kaq të bashkuar. Limaj në fjalën e tij ka bërë të ditur se zgjedhjet e ardhshme janë shumë afër, sepse ky regjim duhet të shkojë për shkak të mënyrës së qeverisjes”. “PDK e LDK janë duke u përgatitur për zgjedhje. Ata vetë duke e përmendur 2018-ën, si vit zgjedhor, tregojnë se do të ketë zgjedhje shumë shpejt, ka thënë mes tjerash Fatmir Limaj në fjalën e tij në dy-vjetorin e themelimit të Nismës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …