Javën e kaluar, Linja e Jetës, ka shënuar muajin e ndërgjegjësimit të shëndetit mendor me kampanjën #këtupërty (e financuar nga Zyra e UNICEF në Kosovë dhe LENS), e cila ka pasë si fokus specifik ndërgjegjësimin rreth parandalimit të vetëvrasjes. Me 27 maj e përmbyllim këtë kampanjë me hapjen e një përkujtimore të dedikuar viktimave të vetëvrasjes. Në këtë hapësirë, e cila gjendet mbrapa Rektoratit në kampusin e Universitetit të Prishtinës, janë mbjellur rreth 300 bimë të cilat simbolizojnë viktima të vetëvrasjes.
Ju ftojmë që të jeni pjesë e hapjes, me 27 Maj ne ora 16:00.
Me respekt,
Bind Skeja