Lirak Çelaj

Lirak Çelaj: Ndonëse me vonesë, po më vjen mirë që Shpendi po merr prej programit tim

Ish-kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj, ka thënë se i vjen mirë që kryetari aktual Shpend Ahmeti po merr pjesë nga programi i tij. Ka aluduar në vendimin e sotëm të Komunës së Prishtinës për të ndaluar qarkullimin e makinave nga qytetet tjera, për shkak të ndotjes alarmante të ajrit.  Çelaj ia ka kujtuar Ahmetit përqeshjen që ky ia kishte bërë kur në fushatë ai kishte propozuar diçka të tillë. Megjithatë, Çelaj ka thënë se Ahmeti duhet ta marrë të plotë programin e tij që në mënyrë që ai të jetë efikas. Kjo do të parashihte edhe padi ndaj KEK-ut e projekt për rrjetin virtual të gazit. “Ndonëse me vonesë, po më vjen mirë që Shpendi po merr prej programit tim. Edhe pse e përqeshte punën e ‘rampave’. Por për të funksionuar ky program duhet ta merr komplet e jo vetëm një copë”, ka thënë Çelaj. “Komuna duhet ta padisë KEK-un dhe po ashtu të fillojë projektin e rrjetit virtual të gazit”, ka shtuar më tej ai.

Kontrolloni gjithashtu

Zëdhënësit e Komisionit Evropian nuk komentojnë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kongresin Amerikan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …