leoni

Lirim Mehmetaj: Pushteti banditesk e pengon Prokurorinë të hap rast për Berishajn, liron Konjufcën, që e pranon fajësinë

Lirim Mehmetaj: Albin Kurti, na tregonte se çfarë gabimi i madh ka qenë intervenimi i NATO-s për çlirimin e Kosovës

Gazetari Lirim Mehmetaj, ka publikuar  një komunikatë të Lëvizjes Vetëvendosje e cila kritikonte ashpër bombardimet e NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe, në 1999. “Në këtë 25 vjetor të bombardimit të NATO-s ta kujtojmë edhe njëherë me turp sesi kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, na tregonte se çfarë gabimi i madh ka qenë intervenimi i NATO-s për çlirimin e Kosovës”, ka shkruar Mehmetaj. Ai bënte fajtore NATO-n dhe bashkësinë ndërkombëtare edhe për vrasjet e kryera nga Millosheviç-i, derisa për të argumentuar kundër NATO-s citonte një shkrimtar serb si Vladimir Arsenijeviç. Pra, dy palë ishin kundër intervenimit të NATO-s, Serbia në njërën anë dhe Lëvizja Vetëvendosje në anën tjetër. Dikush do ta arsyetonte Kurtin sikur kërkesën kundër këtij intervenimi ta kishte për shkak se nga lufta që po zhvillonte në terren dëshironte ta çlironte vetë Kosovën që më pas të mos futet në obligim në raport me ndërkombëtarët. Para se NATO të bombardonte për ta shporrur ushtrinë jugosllave nga Kosova, Kurti – siç ka treguar vetë – po qëndronte në banesën e tij në Prishtinë duke dëgjuar lajmet se çfarë po ndodhë, ka shkruar gazetari, Lirim Mehmetaj.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …