Gazetari, Lirim Mehmetaj duke folur lidhur me dekretimin e Martin Berishajt nga kryetarja Vjosa Osmani për postin e ambasadorit, ka kërkuar llogari për këtë vendim në dritën e informacionit të raportuar nga organet e drejtësisë. Sipas Mehmetajt, janë dalë dokumente që sugjerojnë se Martin Berishaj ishte duke u paguar nga GEN-i në Beograd në kohën kur është vendosur të emërohet ambasador. Mehmetaj ka theksuar se kryetarja Osmani duhet të japë një shpjegim të qartë përse ka vazhduar me dekretimin e Berishajt, duke pasur këtë informacion në dorë. Ai ka kërkuar që nëse kryetarja nuk ka pasur këtë informacion, atëherë duhet të shkarkojë shefin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës për mos-informim, ka deklaruar Mehmetaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …