leoni

Lirohen nga akuzat për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, Albulena Haxhiu, Pal Lekaj, Donika Bujupi dhe Besa Baftiu

Lirohen nga akuzat për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, Albulena Haxhiu, Pal Lekaj, Donika Bujupi dhe Besa Baftiu

Lirohen nga akuzat për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, Albulena Haxhiu, tani ministre e Drejtësisë, Pal Lekaj, Donika Kada  Bujupi dhe  Besa Baftiu. Gjykata Themelore në Prishtinë,  i ka liruar nga akuzat për armëmbajtje pa leje, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputetin Pal Lekaj dhe ish-deputetet,  Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Haxhiu që akuzoheshin për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Shpallja e aktgjykimit u bë nga gjykatësja, Fatime Dërmaku, e cila tha se në mungesë të provave, të akuzuarit lirohen nga akuzat. Pesë vjet më parë  shpërndarja e gazit lotsjellës në Kuvend ishte cilësuar si mbajtje  e armës pa leje,  ndërsa tani kur kanë ndërruar qeveritë, cilësimi i tillë nuk vlen. Sipas këtij arsyetimi  me ndikim poltik, i bie se tani e tutje deputetët mund të marrin me vete bombola të gazit lotsjellës, pastaj edhe mund t’ i përdorin  në Kuvend dhe kjo nuk përbën vepër penale.

 

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …