Ish-kryetari i Drenasit Nexhat Demaku si dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Fadil Demaku, janë liruar nga burgu, pas vujatjes së dënimit për më shumë se dy vjet. Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i tyre Jahir Demaku, përmes rrjetit social. “Sot përfundoi edhe një padrejtësi për vëllëzërit e mi. Shpresoj që shpejtë të përfundoj edhe për vllëzërit Demaj”, ka shkruar Demaku. Ish-kryetari i Drenasit Nexhat Demaku si dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Fadil Demaku ishin dërguar në burg për vuajtje dënimi, për të ashtuquajturin ‘Grupi i Drenicës’ Ata ishin detyruar të vuanin dënimin, sipas vendimit të dhënë nga sistemi i Drejtësisë në Kosovë. Veç vëllezërve Demaku me kërkesë të panelit gjyqësor të Eulex-it, dënimin vuajnë edhe vëllëzërit Demaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …