Lirohen nga pagesat 935 studentë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, i ka marrë
vendim për gjithsej 935 studentë, të cilët i ka liruar nga detyrimet për
pagesën e banimit në konvikte dhe të ushqimit në mensë të Qendrës së Studentëve
për vitin 2016. Nga ky vendim i ministrit Bajrami, që sipas dokumentit shihet
se e ka nënshkruar dje, përfitues do të jenë 10 studentë invalidë të luftës,
200 studentë fëmijë të dëshmorëve, 180 studentë fëmijë të invalidëve të luftës,
10 studentë veteranë të luftës dhe 20 studentë invalidë civilë të luftës. Këta
studentë do të lirohen tërësisht prej pagesave dhe detyrimeve.  Ndërsa, 15 studentë me nevoja të veçanta dhe
270 studentë të cilët janë më shumë se një student nga një familje, do të
lirohen tërësisht prej pagesës për banim në konvikte. Gjithashtu, dy kategori
të tjera, që përfshijë 200 studentë të familjeve përfituese të asistencës
sociale dhe 30 studentë, fëmijë të të pagjeturve, do të lirohen vetëm 50 për
qind nga pagesa e banimit.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …