Mediet serbe njoftojnë se Tribunali i Hagës ka marrë vendim për lirim nga burgu të gjeneralit, Vladimir Lazareviq, i dënuar me 15 vite për krimet e bëra në Kosovë. Gazeta “Veçernje Novosti” njofton se gjenerali serb Vladimir Lazareviq do të lirohet për arsye humanitare, për shkak të gjendjen së rëndë shëndetësore, pas mbajtjes së 2/3 të burgut. Gjenerali, Vladimir Lazareviq dhe eprori i tij Momir Stojanoviq, janë shpallur si përgjegjës për mbështetje dhe ndihmë në krim kundër njerëzimit me datën 27.04.1999 në Mejë, Korenicë, Ramoc dhe fshatrat tjera në Rekën e Keqe., ku janë vrarë dhe masakruar qindra shqiptar të moshave të ndryshme. Ai është dënuar sipas përgjegjësisë komanduese, pasi që në luftën e vitit 1998-99 në Kosovë ka qenë komandat i Korpusit të Tretë të Prishtinës, e më pas edhe komandant i Armatës së Tretë të Ushtrisë së Jugosllavisë.
Kontrolloni gjithashtu
Edward Joseph: Marrëveshja e Uashingtonit e vitit 2020, e bën Kosovën të njohur për kryetarin amerikan, Domald Trump
Profesori, Edward Joseph, ka deklaruar se Kosova tashmë është e njohur për presidentin, Donald Trump, …