Kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, veprimtari, shkrimtari, Bedri Halimi i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare është liruar sot më 4 prill. Lajmin për lirimin e ka konfirmuar avokati i tij, Haxhi Millaku. Me 23 mars, pas rigjykimit, Bedri Halimi, si dhe katër inspektorë të Komunës së Prizrenit, Enver Bytyqi, Nexhmedin Musliu, Bashkim Krasniqi dhe Ruzhdi Daka, janë liruar nga akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 17 maj 2021 i kishte shpallur të pafajshëm katër të lartpërmendurit, lidhur me akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas ankesës të ushtruar nga prokuroria, Gjykata e Apelit më 25 janar 2022 e kishte kthyer rastin në rigjykim për shkak të shkeljeve esenciale procedurale.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …