Pasi autoritetet e Kosovës pranuan kushte e Serbisë për heqjen e barrikadave, Policia e Kosovës ka njoftuar se pika kufitare në Merdarë lirohet për qarkullim. Bazuar në informacionet e fundit, rruga e cila ishte bllokuar me 27 dhjetor në kilometrin e dytë brenda në Serbi, sot është liruar për qarkullim. Andaj, njoftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tani se pikë kalimi kufitar në Merdare, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë, ka njoftuar Policia e Kosovës, pa dhenë ndonjë koment se pse ishte vendosur dhe pse është liruar sot pika kufitare në Merdarë, nga pjesa kufitare e Serbisë.
