Ramush Haradinaj

Drejtësia në Francë megjithatë ngadhënjeu, lirohet Ramush Haradinaj

​Gjykata në Colmar të Francës ka marrë vendim definitiv për ta liruar Komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit gjatë luftës, Ramush Haradinaj. Ai ishte arrestuar me kërkesë të Interpolit, në bazë të një urdhër-arresti të Serbisë të kohës së Millosheviqit. Mbi të rëndonin akuzat e autoriteteve të Serbisë për, gjoja krime lufte të kryera në periudhën e viteve 1998-1999, akuza për të cilat Haradinaj dy herë ishte shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës.  Lirimin nga mbajtja në Colmar e konfirmoi edhe vet kryetari i AAK-së, Ramush  Haradinaj, në një paraqitje para medieve, vetëm pak minuta pas vendimit lirues nga gjykata. Haradinaj  me këtë rast  i falënderoi të gjithë për përkrahjen që i kanë dhënë gjatë ndalimit në Francë  dhe u shpreh optimist së gjatë ditës së sotme do të arrijë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …