Televizioni “Alsat” ka mësuar se është marrë vendimi për lirimin e Tomor Morinës, i arrestuar në Maqedoninë e Veriut në bazë të një fletarresti nga Serbia përmes Interpolit. Morina ishte arrestuar më 24 korrik, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme pati dënuar arrestimin e tij, duke shtuar se këtë çështje do ta adresojnë të Bashkimi Evropian për t’i parandaluar rastet e tilla. Me kërkesë të Prokurorisë, një gjyqtar i procedurës paraprake kishte vendosur 30 ditë paraburgim ndaj Morinës, derisa i pyetur për të komentuar çështjen e arrestimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pati thënë se do të respektohet ligji. Kundër arrestimit të Tomor Morinës ishte mbajtur edhe një protestë në Gjakovë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …