Lista me rezultatet e votave të grumbulluara tani për tani për kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës

Lista me rezultatet e votave të grumbulluara tani për tani për kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës

Lista me rezultatet e votave të grumbulluara tani për tani  për kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës. Kandidati për kryeministër nga kjo parti, Bedri Hamza ka grumbulluar mbi 122 mijë vota, ndërkaq kreu i PDK-së, Memli Krasniqi me mbi 69 mijë vota. Kandidati i tretë i cili renditet me numër më të madh të votave është Uran Ismaili me mbi 29 mijë vota. Ndërkaq, Vlora Çitaku ka grumbulluar mbi 28 mijë vota sipas listës së fundit të përditësuar me rezultatet. Kandidatja për deputete, Sala Jashari nga Prekazi ka grumbulluar mbi 27 mijë vota. Kandidati i gjashtë i cili ka marrë më së shumti vota nga kjo parti është Enver Hoxhaj me mbi 22 mijë vota. Katër kandidatë tjerë të PDK-së me më së shumti vota janë: Përparim Gruda, Ganimete Musliu, Rrahman Rama, Mërgim Lushtaku. Në 19 qendra komunale po vazhdon numri i votave të kandidatëve për deputetë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Artan Behrami

Ish-këshilltari i Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka thënë se Amerika e ka ndryshuar në tërësi qëndrimin për Gjykatën Speciale

Ish-këshilltari i  Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka thënë se Amerika e ka ndryshuar radikalisht qëndrimin …