Stojanoviq

Lista Serbe bojkoton institucionet e Kosovës, po përgatitet për t’u kthyer në Beograd, në vendin e origjinës

Lista Serbe nuk do të kthehet në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës, ka thënë zëvendëskryeministri, Branimir Stojanoviq. Ai në një intervistë për seksionin në gjuhën serbe të Radios Evropa e Lirë, e bën të qartë se Lista Serbe mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e interesave të komunitetit serb. Vendimin për bojkotimin e punës së institucioneve qendrore, ky subjekt politik që përfaqësohet me 11 deputetë në Kuvend, e mori nga momenti kur ligjvënësit votuan Ligjin për Trepçën dhe më pas atë për Investimet Strategjike. Stojanoviq thotë se këto dy ligje nuk janë në interesin e serbëve, andaj edhe është marrë vendimi për braktisjen e institucioneve qendrore. Stojanoviq ka shtuar se deputetët serbë nuk do të votojnë për krijimin Ushtrinë e Kosovës.  Ky bojkot i përgjithshëm sigurisht ka për qëllim emigrimin e Listës në vendin e lindje, në Beograd, praj nga ishte katapultuar në Kosovë me pranim të kreut institucional të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 16 mijë nxënës të klasave të nënta nga Shqipëria dhe Kosova morën pjesë në olimpiadën e gjuhës shqipe

Mbi 16 mijë nxënës të klasave të nënta nga Shqipëria dhe Kosova morën pjesë për …