Kryetari Hashim Thaçi, i zhgënjyer me dështimin e organeve të Shtetit në rastin e gjashtë "gylenistëve"

Lista Serbe ka ngrirë çdo formë të komunikimit me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi

Lista Serbe ka ngrirë çdo formë të komunikimit me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi. Me këtë vendim, kjo parti që përfaqëson serbët e Kosovës në institucionet qendrore dhe lokale, e ka njoftuar Thaçin me anë të një letre. Dërgimin e letrës në adresë të presidentit, e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, shefi i zyrës për bashkëpunim me mediat, Igor Simiq. Në letër thuhet se politika e presidentit, Hashim Thaçi në raport me pozitën dhe të drejtat e serbëve të Kosovës, është kundër-kushtetuese, jo e drejtë dhe e dëmshme për popullin serb. Lista Serbe proteston për faktin se Thaçi, siç thuhet, “nuk ka bërë asgjë për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, edhe pse është nënshkrues i saj”. Aty përmendet sidomos mungesa e angazhimit të Thaçit në lidhje me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …