Lista Serbe ka paralajmëruar se sot në pjesën veriore të Mitrovicës do të mbahet protestë. Protesta mbahet një ditë pas vendimit të Listës Serbe për t’u larguar nga të gjitha institucionet e Kosovës, vendim që u pasua me largimin e pjesëtarëve serb nga Policia e Kosovës në pjesën veriore të Kosovës. Duke folur për këtë protestë të paralajmëruar, Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Famir Sheholli, është cituar të ketë thënë se në këtë protestë, organizuesit e saj do t’i parashtrojnë tri kërkesa, ( 1 )Kërkesa për të anuluar vendimin për targa, ( 2 ) kërkesa për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe si dhe ( 3 ) kërkojnë që një marrëveshje që e quajnë atë të Brukselit për vendosjen e një komandanti serb në veri, me miratimin e katër komunave serbe. Protesta e thirrur nga Lista Serbe, është paralajmëruar se do të fillon në ora 12.00.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …