Lista Serbe ka paralajmëruar tubim në pjesën veriore të Mitrovicës, është bërë e ditur në një fjalim të jashtëzakonshëm të kësaj partie, pas takimit që kanë pasur të martën në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sot në ora 15:00 do të mbahet takimi i madh i “të gjitha grave dhe të gjitha nënave” serbe që jetojnë në Kosovë, është bërë e ditur në konferencën e jashtëzakonshme për media të sapopërfunduar të Listës Serbe. Protesta është paralajmëruar edhe në të gjitha institucionet. Saviq ka bërë të ditur se nesër në ora 15:00 në Mitrovicë do të mbahet një tubim i madh i grave, në të cilin do të dërgohet mesazh paqeje. Njëkohësisht ajo ftoi të gjithë bashkëqytetarët, nënat, motrat, vajzat që të mblidhen nesër në një miting në qendër të qytetit. Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, në një konferencë për media në Mitrovicë tha se Prishtina, përkatësisht Albin Kurti, është e vetmja përgjegjëse për dështimin e negociatave në Bruksel. Ai ka paralajmëruar protesta në të gjitha institucionet, pa specifikuar se kur do të nisin.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …