Lista Serbe

Lista Serbe ka vendosur që të mos jetë pjesë e Qeverisë së Kosovës

Lista Serbe, duke iu falënderuar unitetit të saj, mbështetjes së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe qeverisë së Serbisë, ka fituar 10 mandate në Kuvendin e Kosovës, ka vendosur që të mos e mbështesë formimin e qeverisë në Prishtinë, ka thënë  kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq. Në një konferencë për gazetarë pas takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe në Beograd, Bërnabiq tha se i ka falënderuar ata për unitetin, duke i lënë anash dallimet dhe së bashku të luftojnë dhe të kenë parasysh vetëm interesat nacionale. Ajo tha se janë ndarë 150 milionë euro për zhvillim ekonomik dhe cilësi më të mirë të jetesës për qytetarët serbë në Kosovë. “Taksa është kusht për çfarëdo bashkëpunimi serioz ekonomik”, tha Bërnabiqi dhe shtoi se Serbia, ekonomia e saj, humb dy milionë euro në ditë nga taksa 100% që Kosova e ka vënë më shumë se një vit më parë ndaj mallrave nga Serbia.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …