Përfaqësuesit e Listës Serbe po e tregojnë haptasi kundërshtimin ndaj Forcës dhe Sigurisë së Kosovës. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe sot në mbledhjen e qeverisë së Kosovës. Anëtarët e qeverisë nga Lista Serbe kanë abstenuar ndaj kërkesës së ministrit të FSK-së për ndarjen e disa fondeve për prodhimin e mjeteve për FSK-në, raporton lajmi.net Rrustem Berisha ka kërkuar për pagesën e paradhënies në vlerë 30% për prodhimin e disa mjeteve të blinduara dhe të pablinduara. Kjo kërkesë është miratuar edhe në qeveri përkundër abstenimit të Listës Serbe.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …