Lista Serbe konsideron se me dakordimi i mbrëmshëm për zbatimin e Marrëveshjes së Beogradit e Prishtinës për telekomunikacionin, është kontribut i madh në normalizimin e marrëdhënieve dhe kjo marrëveshje do të rezultojë edhe me formimin shumë të pritur të Asociacionit të Komunave serbe. Qeveria e Serbisë po i mbron interesat e popullit tonë, i përgëzojmë për forcën dhe vendosmërinë që nuk lëshuan pe kur kishin presion për të pranuar marrëveshjen shumë më të keqe se sa ajo që e kemi tash, njforjnë mediet në Serbi. Falë kësaj qasjeje, është penguar qëllimi për t’u plaçkitur pasuria e Telekomit, ndërsa shfrytëzuesve të shërbimit të telefonisë fikse e mobile u është garantuar nivel dhe cilësi e njëjtë shërbimi, thotë Lista Serbe.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …