leoni

Lista Serbe, në Kosovë, ka shprehur pakënaqësi lidhur me përbërjen e komisioneve zgjedhore për numërimin e votave

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ka shprehur pakënaqësi për përbërjen e komisioneve zgjedhore për numërimin e votave për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në vendvotime dhe në qendrat e numërimit të votave. Ajo e ka akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) se e ka dëmtuar atë, pasi në shumë komuna, Lista Serbe nuk ka anëtarë të vet për të “kontrolluar ligjshmërinë, legjitimitetin dhe karakterin demokratik të zgjedhjeve”. Zyrtari i kësaj partie, Igor Simiq, tha në një konferencë për media se partia e Nenad Rashiqit, Paria Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, është “favorizuar” dhe se, në disa raste, ka më shumë anëtarë në komisionet zgjedhore, edhe pse, sipas tij, në zgjedhjet e vitit 2021 kjo parti mori dukshëm më pak vota. Si shembull për pretendimet e tij, Simiq e mori komunën e Istogut, ku në zgjedhjet e vitit 2021 Lista Serbe mori 259 vota, por nuk ka asnjë kryesues apo anëtar në komisionin zgjedhor, në qendër.

Kontrolloni gjithashtu

Faton Klinaku

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pas vendimit të qeverisë lidhur me rritjen e pensioneve të veteranëve

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pas vendimit të qeverisë lidhur me rritjen e …