Pjestarëve të Policisë së Kosovës më një urdhëresë u ndalohet të postojnë apo të komentojnë nëpër rrjetet sociale

Lista Serbe, njoftoi se persona të panjohur më 25 janar hodhën një koktej molotovi para shtëpisë së aktivistes, Aleksandra Popoviq, në Ranillug

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë e mbështetur nga Beogradi, njoftoi se persona të panjohur më 25 janar hodhën një koktej molotovi para shtëpisë familjare të aktivistes së saj, Aleksandra Popoviq, në Ranillug, një komunë me shumicë serbe në juglindje të Kosovës. Ky mjet shpërthyes, sipas Listës Serbe, e goditi makinën familjare të familjes Popoviqit, duke e “djegur plotësisht”. Më herët, Lëvizja Popullore Serbe njoftoi se persona të panjohur më 24 janar tentuan të djegin një billbord të saj në Moguillë, pranë Kllokotit, gjithashtu një komunë me shumicë serbe në rajonin e Gjilanit. Ky billbord ndodhej përballë shtëpisë familjare të Divna Andrjus, kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës nga Lëvizja Popullore Serbe. Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit ka konfirmuar se të dyja incidentet janë raportuar dhe se rastet po hetohen. REL

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra, akuzoi Vetëvendosjen për orkestrimin e tensioneve, me qëllim për të provokuar ndasi të rrezikshme

Blerta Deliu-Kodra, akuzoi Vetëvendosjen për orkestrimin e tensioneve, me qëllim për të provokuar ndasi të rrezikshme

Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj akuzave të ministrit të Kulturës, …