leoni

Serbët në veri janë paralajmëruar që të mos i regjistrojnë automjetet e tyre me targa të Republikës së Kosovës

Lista Serbe: Targat KM mbeten në përdorim, pasi Albin Kurti ka pranuar gjithçka, që ka refuzuar në ditët e kaluara

Lista Serbe ka mirëpritur marrëveshjen e arritur në Bruksel, dhe ka thënë se targat KM mbeten në përdorim,  Duam t’i informojmë qytetarët se të gjithë pronarët e automjeteve me targa KM (Mitrovicë e Kosovës) do të mund të funksionojnë normalisht, dhe kur të skadojë regjistrimi i tyre ekzistues do të mund ta zgjasin vlefshmërinë e regjistrimit si më parë”, thuhet në njoftimin zyrtar. Kjo parti ka thënë se targat ekzistuese mbeten dhe do të mund të vazhdohen, por “të reja nuk të lëshohen tani për tani”. Negociatat janë zhvilluar në Bruksel mes të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq. Pas arritjes së marrëveshjes, Petkoviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  ka pranuar gjithçka, që ka refuzuar në ditët e kaluara.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Evropian

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …