Lista Serbe tregohet shpërfillëse ndaj çështjes së demarkacionit me Malin e Zi. Nëpërmjet komunikatës për medie ajo ka bërë të ditur se tema për demarkacionin për ta nuk ekziston dhe me këtë duhet të merren partitë shqiptare në bazë të programit të tyre politik. “Për Listën Serbe tema e ashtuquajtur për demarkacionin absolutisht nuk ekziston. Kjo çështje nuk na intereson, ndërsa me të le të merren partitë shqiptare në kuadër të programit të tyre politik. Lista Serbe askënd nuk dëshiron ta shantazhojë, mirëpo as nuk do të lejojë të shantazhohet, prandaj kërkon nga partnerët e koalicionit raport korrekt, si dhe respektimin e marrëveshjeve politike të cilat janë bazë për funksionimin e koalicionit në pushtet, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …