Lista Serbe, Partia kryesore dhe më e madhja serbëve të Kosovës – u bëri thirrje serbëve nga veriu i vendit që t’i bojkotojnë tërësisht zgjedhjet lokale, të planifikuara të mbahen të dielën, më 23 prill. Në deklaratë thuhet se kjo parti i bën thirrje të gjithë popullit serb që të qëndrojë i qetë të dielën dhe të mos bjerë në “provokimet e regjimit të Albin Kurtit, qëllim i vetëm i të cilit, siç tha, është dëbimi i serbëve nga veriu. Në deklaratën e saj, po ashtu, thuhet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dëshiron t’i pushtojë komunat e veriut të Kosovës përmes kryetarëve të tij. Për asnjërin prej këtyre pretendimeve, Lista Serbe nuk solli ndonjë provë që do t’i mbështeste ato. “Serbët duhet t’i shikojnë me përbuzje të gjithë ata që planifikojnë të dalin dhe të marrin pjesë. Nesër parashihet që të mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq – të gjitha të banuara me shumicë serbe. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve me të drejtë vote, që të votojnë.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …