Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka bërë të ditur se marrëveshjes të subjekteve politike shqiptare në Kosovën Lindore për një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare në Serbi, i është bashkuar edhe Partia Demokratike. Në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, marrëveshjen e firmosi edhe kryetari i këtij subjekti, Nagip Arifi. Në takim nënvizuam edhe njëherë rëndësinë e patjetërsueshme të bashkimit politik e bashkëpunimit ndërpartiak në mbrojtje të interesave kombëtare e politikave zhvillimore në përgjithësi”, ka bërë të ditur Cakaj. Nëpërmjet marrëveshjes së nënshkruar, për herë të parë, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshim, Partia Demokratike, Lëvizja Reforma në PDSH dhe Lëvizja e Progresit Demokratik, do të veprojnë me një program, sa herë do të jenë në pyetje parimet kombëtare dhe çështja e komunave të Kosovës Lindore.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …