Mediet në Kroaci kanë raportuar sërish për skandalin financiar në Slloveni ku është i përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj, i cili dyshohet se ka pranuar 600 mijë euro nga kompania energjetike sllovene GEN, dega në Beograd. Në një intervistë për Asoshieted Press gazetari nga mediumi online “Prava”, Lluka Persh, deklaron se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarja Vjosa Osmani, kanë marrë para nga Martin Berishaj për fushatat e tyre të fundit elektorale. Në një hulumtim të tij, ai zbuloi se nuk bëhet fjalë mijëra, as për qindra mijëra, por për miliona euro në një skemë të kësaj kompania e cila duke përdorur degët e veta nëpër Ballkan, kryesisht në Bosnje dhe në Hercegovinë, Serbi dhe në Shqipëri, ka shpërlarë para. Brenda skemës dhe si lojtar periferik ishte edhe Martin Berishaj. Në një pjesë të shkrimit të tij, Persh shkruan se një shumë e caktuar parash nga ato që mori Berishaj, përfunduan në kampanjë elektorale në Kosovë, saktësisht tek Lëvizja Vetëvendosje dhe te Lista Guxo.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …