Ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, Valdrin Lluka, ka deklaruar se shtatori do të jetë muaji vendimtar për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”. Ai ka shtuar më tutje se nëse nuk sigurohet financimi nga Contour Global, Kosova do të merr një dëmshpërblim 7.5 milion euro për shkak të mos zbatimit të kësaj kontrate, në të kundërtën, nëse Kosova nuk e miraton ndërtimin e këtij termocentrali, duhet të paguajë 19.6 milion euro pasi janë shpenzuar miliona euro për hulumtime e gjëra tjera. Ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, Valdrin Lluka ka thanë gjithashtu se kompanisë duhet t’i sigurohet uji dhe qymyri për të funksionuar normalisht dhe për këtë garantues duhet të jetë Qeveria e Kosovës, pasi ndërmarrjet tona nuk kanë kapacitete për projekte kaq të mëdha. Ai ka thënë se ende nuk dihet sa do të ketë ndikim në rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …