Lobi Euro-Atlantik Shqiptar i gëzohet vendimit të Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës për hapjen e kufijve tokësor, në kuadër të lehtësimi të masave, në luftimin e sëmundjes pandemike COVID-19.
Me këtë rast, Lobi i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës, që pas shqyrtimit të nevojshëm të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, të hapet edhe Aeroporti Ndërkombëtar Adem Jashari, në mënyrë që Mërgata jonë të mund të vij në atdhe sa më parë.
Lobi i bënë thirrje, të gjithë shqiptarëve që sa më parë që kanë mundësi të shkojnë në mëmëdhe, ti vizitojnë familjet e tyre dhe të kontribuojnë në rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë Veriore dhe Malit të zi.
Raportet ndërkombëtare po parashohin që shtetet tona mund të ballafaqohen më një krizë të madhe ekonomike. Raporti që Banka Botërore e publikoi para pak ditësh, theksonte se mbi 400.000 persona mund të bien në varfëri. Andaj, duke e pasur parasysh këtë rrethanë dhe duke e kujtuar faktin se Mërgata Shqiptare është gjeneratori i zhvillimit ekonomik të atdheut, ju bëjmë thirrje nga thellësia e zemrës që ti përgjigjeni masivisht përkrahjes financiare për familjet dhe shtetet tona.