Logjika e kapitalistit

Logjika e kapitalistit, e peshkut të madh që i ha të vegjlit

Kapitalisti, Ramiz Kelmendi thotë se për punëtorët është rritur kostoja e jetesës përfshirë edhe ajo e udhëtimit. Ai ka thënë se bisedat e vazhdueshme për pritjen e vizës po e ulin efikasitetin në punë. Të gjithë biznesmenët përfshirë edhe mua, në vitin 2024 nuk duhet të hyjnë me pagë nën 700 euro. Ky është një realitet i dëshiruar që ne biznesmenët duhet të gjejmë që të rinjtë të mos largohen. Sipas logjikës së këtij kapitalisti firmat që nuk arrijnë të bëjnë pagesa të tilla për punëtorë, duhet të falimentojnë, e pastaj  të pasurohet më të pasurit, sipas “logjikës” së peshkut të madh. Kelmendi thotë se shumë prej ministrave janë profesorë universitarë dhe sipas tij ata kanë faj që nuk kanë nisur iniciativa për ndërlidhjen e tregut të punës me profesionin. Ai thotë se shteti në Kosovë nuk i mbështetë as moralisht bizneset, për dallim nga shtetet tjera të rajonin. “Unë jam pronar i një biznesi që paguaj me miliarda tatime dhe më duhet të pres radhë në aeroport, por një dizajnere e modës nuk pret fare, sepse ka pasaportë diplomatike.  Dhe kur ky kapitalist pranon se paguan miliarda tatime, atëherë sa qindra miliarda duhet t i ketë fitime. Këtë nuk e thotë, natyrisht se kjo nënkuptohet, sidomos kur jemi të miliardat, në vendin më të varfër të Evropës, me buxhet vjetor shumë më të ulët se fitimet  e këtij kapitalist të vendit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Jorn Rohde: Kosovën e pret një punë e vështirë, për t’i bindur ministrat e Jashtëm të KE-së që ta miratojnë anëtarësimin e saj

Gjermania ndalon tubimet elektorale të Kosovës në tokën gjermane

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se partitë politike dhe …