Lokalizohet zjarri në Cerrnushë

Kryetari i komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza i shoqëruar nga drejtori për Siguri dhe Emergjenca, z. Bahtir Maxhuni kanë vizituar disa vatra të zjarrit të cilat janë përhapur në komunën e Mitrovicës, ku falë intervenimeve nga ekipet emergjente është lokalizuar zjarri në Cerrnushë dhe nuk ka më rrezik për përhapje të mëtejshme.

Me këtë rast, kryetari Hamza, ka falënderuar zjarrfikësit e rajonit të Mitrovicës dhe Prishtinës, ushtarët e FSK-së, Policinë e Kosovës dhe qytetarët e Mitrovicës.

“Pasi zjarri krijoi shumë shqetësim te banorët e fshatrave Cerrnushë, Kçiq i madh dhe Kçiq i vogël, nga kodra e përfshirë në zjarr në Cerrnushë, ndaj me ju lajmin e mirë që pas angazhimit maksimal të institucioneve përgjegjëse dhe ndihmës së banorëve, tashmë gjendja është nën kontroll”, është shprehur kryetari Hamza.

Ai më tutje ka shtuar se zjarrfikësit, ushtarët dhe policët janë heronjtë tanë të përditshëm, të cilët e rrezikojnë edhe jetën e tyre për sigurinë tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari fituese të medaljes së bronztë në Kampionatin Ballkanik të Beach Volleyt

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari i siguruan Kosovës, medaljen e bronztë në BVA Kampionatin …