Lordi Mark Lancaster ka kërkuar avancimin e statusit të Kosovës në NATO

Lordi Mark Lancaster ka kërkuar avancimin e statusit të Kosovës në NATO. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Parlamentare të aleancës, ai ka theksuar se duhet të ketë konsensus të aleatëve të NATO-s për zgjerim dhe se ata duhet të konsultohen për të avancuar statusin e Kosovës në këtë organizatë. “Aleatët duhet të përdorin korniza konsultative për të avancuar çështjen lidhur me statusin e Kosovës. Ata që nuk e njohin statusin e Kosovës, mund të mendojnë pjesëmarrjen e Kosovës në NATO dhe në Partneritetin për Paqe”, theksoi në mes tjerash, lordi Mark Lancaster gjatë Asamblesë Parlamentare të aleancës gjatë paraqitjes së draft-raportit ku përmendet Kosova, njofton Evropa e Lirë. Ai përkujtoi më tutje se “ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor është që të destabilizojë këtë pjesë të botës dhe të pengojë integrimet transatlantike, po ashtu për të ndërtuar varësi energjetike në sektor, duke testuar lider të caktuar. Rusia ka mbështetur agjendën e ndarjes, duke i ofruar armatim Republikës Serbe dhe Serbisë”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …