Loresë Sadiku u zgjodh Kryetare e Asamblesë së Fëmijëve në Ferizaj

Mesditën e sotme, në ambientet e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, u mbajt procesi zgjedhor i zgjedhjes së kreut të ri të Asamblesë së Fëmijëve në Ferizaj, kjo pasi që kreu i mëparshëm përfundoi mandatin dy vjeçar. Në këtë ngjarje, të përkrahur nga Drejtoria e Arsimit në Komunën e Ferizajt, përmes koordinatores Elesë Nebihu, u zgjodh kryetarja dhe kryesia e re e Asamblesë së Fëmijëve në Ferizaj, në këtë përbërje: Loresë Sadiku – Kryetare, Anduena Jakaj – Nënkryetare , Florian Siqani – Nënkryetar, Elsa Karaliti – sekretare dhe Yllka Grainca – Arkëtare.  Mandatin kryetares së re të AFF-së, Loresë Sadiku ia dorëzoi kryetarja e deritanishme, Julinda Pira, gjersa pjesëmarrës në këtë takim ishin përveç zyrtarë nga Drejtoria e Arsimit në Komunën e Ferizajt edhe përfaqësues nga Save the Children. Asambleja e Fëmijëve në Ferizaj, është strukturë përfaqësuese legjitime e fëmijëve, angazhimi i së cilës është që përmes aktiviteteve të ndryshme të promovoj dhe avancoj të drejtat e pozitën e fëmijëve në shoqëri. Duke qenë kështu, Asambleja e Fëmijëve në Ferizaj, vazhdueshëm ka pasur mbështetjen e Komunës së Ferizajt në aktivitetin e saj, përgjatë viteve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …