Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ka reaguar kundër trazirave që ndodhën dje në parlamentin e Maqedonisë. ”Do të përgjigjen për rrezikimin e jetës, të gjithë ata që kanë marrë pjesë në dhunën e djeshme, në Kuvend si dhe për të gjitha krimet e porositura dhe të zbatuara nga kryesia e VMRO-DPMNE-së”, thuhet në komunikatën e kësaj partie. “Dhuna e përgjakshme në Parlament është rezultat i dhunës në të cilën periudhën e fundit thërriste Nikola Gruevski si dhe provokimet, urrejtjen, ndarjet e nxituara nga Gruevski, Gjorge Ivanov, Trajko Veljanovski, grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve të tyre”, theksojnë nga LSDM-ja. ”Seriozisht janë plagosur deputetë, përfaqësues të qytetarëve, çka është maja e sjelljes jocivilizuese të këtyre njerëzve të cilët janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka, që të tentojnë të evitojnë përgjegjësinë”, shtohet në të.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …