leoni

LSHB largon flamurin e shtetit armik grek në Dropull, që cenonte sovranitetin

LSHB largon flamurin e shtetit armik grek në Dropull, që cenonte sovranitetin

Ende pa u bërë 24 orë nga publikimi i lajmit për ngritjen e flamurit grek në Dropull, Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka reaguar duke e hequr atë.  Aktivistët e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar kanë larguar flamurin grek në Dropull. LSHB denon ashpër provokimet greke, të cilët guxojnë të shprehin hapur pretendimet e tyre shoviniste ndaj trojeve shqiptare dhe që cënojnë sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e LSHB-së. “Përderisa, shqiptarët autokton në Çamëri, nuk kanë të drejtë të shkollohen në gjuhën e tyre amtare, nuk kanë të drejtë të flasin shqip, madje arrestohen zyrtar shtetëror shqiptar me të vetmen asrye se shpërdanin abetare në gjuhën shqipe, në kohën kur shqiptarëve në Greqi u mohohen dhe u dhunohen të gjitha të drejtat e tjera elementare të njeriut, në kohën kur ende nuk lejohet rikthimi i popullsisë shqiptare në Çamëri, në kohën kur në Çamëri nuk mund të hasesh asnjë tabelë rrugore në gjuhën shqipe, e të mos flasim për ndonjë flamur shqiptar atëherë është e papranueshme që flamuri grek të valoj në brendësi të territorit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në vazhdim të deklaratës së Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar.

LSHB largon flamurin e shtetit armik grek në Dropull, që cenonte sovranitetin

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar i bënë thirrje Republikës së Shqipërisë të ngre padi ndaj Greqisë për gjenocid ndaj shqiptarëve. Gjithashtu të kërkohet realizimi i këtyre të drejtave të bazuara në Platformën për Shqipëri të Bashkuar dhe të garantuara nga konventat ndërkombëtare: rikthimin e popullsisë shqiptare në Çamëri, njohjen e shtetësisë së dyfishtë për shqiptarët e Çamërisë, rikthimin e pronave të çamëve dhe kompensimi për përdorimin e tyre, organizimin e pushtetit dhe administratës në gjuhën shqipe, si gjuhë zyrtare, hapjen dhe financimin e shkollimit në gjuhën shqipe, të të gjitha niveleve, dhe parapërgatitja e terrenit për statusin përfundimtar, mbi parimet e vetëvendosjes dhe të drejtës për dekolonizim”, përfundon deklarata e LSHB-së.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …