LSHB organizon protestë në Tiranë për lirimin e Ramush Haradinaj

LSHB organizon protestë në Tiranë për lirimin e Ramush Haradinaj

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar – Dega në Tiranë, të enjten në ora 11:00 do të organizojë një protestë paqësore në Tiranë, përball Ambasadës franceze, me qëllim për të kundërshtuar ndalimin e gjeneralit të UÇK-së, Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004. Ftesa për protestë për lirimin e gjeneralit të UÇK-së, Ramush Haradinaj dhe në mbrojtje të dinjitetit kombëtar është shpërndarë nga aktivistët e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, të cilët ftojnë shqiptarët pa dallim, organizatat kombëtare dhe partitë politike të marrin pjesë në këtë protestë.

Kontrolloni gjithashtu

Më 14 dhjetor 1998

RKL: “Ta çlirojmë Kosovën, ta nderojmë Shqipërinë”, në përkujtim të Mujë Krasniqit dhe dëshmorëve që ranë më 14 dhjetor 1998

Sot në përvjetorin e rënies heroike, përkujtohet komandant Mujë Krasniqi, 42 dëshmorët e rënë më …